Skip to content
Nënshkruhen dy marrëveshje me Hungarinë

Nënshkruhen dy marrëveshje me Hungarinë

Prishtinë, 24/11/2017

Gjatë takimit, Ministri Tahiri e njoftoi ministrin Trócsányi me funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, përpjekjet që po bëhen në zbatimin e reformave në fushën e drejtësisë, forcimin e zbatimit të ligjit, si dhe për masat që po ndërmerren në luftimin e dukurive negative në shoqëri, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile.

Ministri hungarez vlerësoi përpjekjet e institucioneve të Kosovës për zbatimin sa më me efikas të ligjit kundër të gjitha formave të shkeljes së tij, angazhimin e tyre për reforma të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në harmoni me ligjet më të avancuara të BE-së. 

Ministri Tahiri falënderoi homologun e tij për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit hungarez në proceset integruese të Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content