Skip to content
Nënshkruhen kontrata për subvencionim për strehimoret dhe organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare

Nënshkruhen kontrata për subvencionim për strehimoret dhe organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare

Prishtinë, 14/05/2024

Me këtë rast, ministrja Haxhiu falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të strehimoreve për angazhimin dhe kontributin e dhënë në ofrimin e shërbime sociale dhe familjare për njerëz me nevoja sociale.

Ministrja Haxhiu tha se ky është viti i dytë që si Ministri e Drejtësisë po hapim thirrjen për subvencionim të shërbimeve sociale dhe familjare në vlerë prej 1.5 milion euro, ku prej tyre në thirrjen e parë tashmë kanë përfituar 39 projekte të organizatave të licencuara që ofrojnë këto shërbime.

“ Natyrisht nuk them që ky fond është i mjaftueshëm dhe mbase edhe nuk i plotëson të gjitha nevojat e shërbimeve por është i pamohueshëm fakti që vitet 2023 dhe 2024 janë vitet që kanë shënuar progresin më të madh buxhetor nga niveli qendror, në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare. Dhe për këtë ndjehem jashtëzakonisht mirë si Ministre e Drejtësisë”, tha Haxhiu për çka falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në hartimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Në fund, ministrja Haxhiu kërkoi angazhim më të madh nga niveli komunal meqë sipas saj janë përgjegjës ligjor në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për çka u bëri thirrje t’i lënë anash nuancat e politikës partiake dhe të bashkohen në avokim që shërbimet sociale të zënë vend në politikat e tyre buxhetore.

Foto Galeria

Skip to content