Skip to content
Nënshkruhet “Marrëveshja Kompakte” e dytë për ta përkrahur sundimin e ligjit në Kosovë

Nënshkruhet “Marrëveshja Kompakte” e dytë për ta përkrahur sundimin e ligjit në Kosovë

Prishtinë, 14/05/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, së bashku me Shefin e Misionit të EULEX në Kosovë, Gabriele Meucci, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka nënshkruar sot dokumentin e Marrëveshjes Kompakte të ripërtërirë në selinë e EULEX-it.

Marrëveshja e nënshkruar sot prek një sërë fushash që do ta përforcojnë sundimin e ligjit në Kosovë. Veprimet që dalin nga kjo marrëveshje kanë për qëllim fuqizimin e policisë, doganës, institucioneve korrektuese dhe gjyqësore në tërë Kosovën. Po ashtu, Marrëveshja Kompakte bën thirrje në shtimin e kapaciteteve kosovare për ta luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, duke i kushtuar vëmendje edhe adresimit të krimeve ndër-etnike. Veprimet që do të ndërmerren do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.  

Foto Galeria

Skip to content