
Memorandumi ka për qëllim bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Zyrës së Koordinatores Kombëtare Kundër Dhunës në Familje, me komunitetet fetare, për realizimin e sesioneve informuese kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Ky Memorandum është i bazuar në Konventën e Stambollit (kapitulli III, nenet 12, 13) dhe në zbatim të Strategjisë Kombëtare për Mbrojte nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026.
Memorandumi është arritur krahas një sërë aktivitetesh në ngritjen dhe sensibilizimin qytetarë kundër dhunës me bazë gjinore, angazhim në të cilin janë duke u përfshirë një sërë institucionesh publike në Kosovë.