
Nënshkrimin e këtij Memorandum Bashkëpunimi në mes të Odës së Noterëve dhe Agjencionit Kadastral, Zëvendësministri Dushi e ka vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm i cili, përmes digjitalizimit dhe qasjes elektronike i mundëson zyrave noteriale që para çdo transaksioni të palujshmërive, të kenë qasje në gjendjen e fundit të pronave dhe informatave tjera relevante, duke e ngritur kështu nivelin e sigurisë juridike për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.
Zëvendësministri Dushi theksoi se Ministria e Drejtësisë do të jetë e hapur dhe e gatshme për të bashkëpunuar në secilin rast me qëllim të koordinimit dhe përmirësimit qoftë përmes korrigjimit të rregullativës ligjore apo edhe aspekteve të tjera të cilat do të ofronin lehtësi dhe siguri juridike si për qytetarët ashtu edhe për punën e noterëve në Kosovë.
Nga ana tjetër, Zëvendësministrja znj. Deva-Bakija, Kryetari i ONK, z. Beshi dhe Kryeshefi i AKK, z. Ahmeti e kanë vlerësuar si moment tejet të rëndësishëm nënshkrimin e këtij Memorandum Bashkëpunimi i cili para së gjithash ofron siguri juridike, korrektësi dhe besim tek qytetarët dhe njëherit lehtësi për punën e noterëve duke pasur kështu qasje dhe informacion të saktë nga regjistrat kadastral përmes sistemit të digjitalizimit.
Zëvendësministri Dushi në fund të takimit duke i falënderuar të pranishmit për angazhimin dhe iniciativën e ndërmarr tha se mbeten të përkushtuar për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen për çdo projekt i cili është në dobi dhe shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.