
Ky udhëzues përmban sqarime praktike mbi rrugën që duhet ndjekur zyrtari përgjegjës për trajtimin e rasteve të sinjalizimit me rastin e zhvillimit të hetimit administrativ.
Ky udhëzues, krahas procedurës së detajuar, synon që në mënyrë praktike të sqarojë edhe mjetet që zyrtari përgjegjës i ka në dispozicion për të shqyrtuar dhe vlerësuar pretendimet e ngritura në një sinjalizim.
Miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke pasur në epiqendër interesin publik dhe respektimin e ligjshmërisë, si dhe me qëllim të konsolidimit të vlerave demokratike dhe mbrojtjen e interesit publik.