Skip to content
Nëpërmjet infrastrukturës ligjore dhe praktikave më të mira, Kosova model i parandalimit dhe trajtimit të dhunës në familje

Nëpërmjet infrastrukturës ligjore dhe praktikave më të mira, Kosova model i parandalimit dhe trajtimit të dhunës në familje

Prishtinë, 09/12/2015

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje, z. Lirak Çelaj, është duke qëndruar në Stamboll ku po merr pjesë në takimin global te organizuar nga UNWoman dhe Republika e Turqisë.

Në këtë konferencë është duke u diskutuar rreth temës “Fundi i dhunës ndaj gruas: ndërtimi i progresit për të përshpejtuar ndryshimin, rishikimi njëzet vjeçar i deklaratës dhe platformës së Pekinit për veprim” në të cilën po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të institucioneve nga vende të ndryshme të botës. Ne hapjen e kësaj konference ishte i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Turqisë Ahmet Davutoglu, i cili iu drejtua të pranishmeve me një fjalë rasti.

Zëvendësministri Çelaj gjatë fjalës së tij në këtë konferencë ka përshëndetur të pranishmit dhe i ka falënderuar për punën dhe angazhimin në luftimin e dhunës në baza gjinore dhe në familje. 

Duke folur për gjendjen në Kosovë, Zëvendësministri Çelaj tha se dhuna në familje vazhdon të jetë një nga format më të përhapura të dhunës ku në shënjestër ka gratë dhe fëmijët në Kosovë. Çelaj tha se shumica e rasteve kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave pasuar nga fëmijët dhe viktimat e moshuar meshkuj. Tradicionalisht gjendja socio- ekonomike e grave, fëmijëve bënë të moshuarit pastaj te varur nga anëtarët e tjerë të familjes.

Kosova, tha Zëvendësministri Çelaj, së bashku me 80 vende të tjera, ka luajtur rol për të formësuar qëllimet e përbashkëta të zhvillimit të botës për këto vitet e ardhshme. Kjo ishte hera e parë që Kosova ka marrë pjesë në një proces të rëndësishëm botëror të tilla si Agjenda e Post Zhvillimit dhe kosovarët kanë folur në mënyrë të qartë: ata e dinë se çfarë duan e ardhmja te përmbaj për ta. Ata përkufizojnë jetën e tyre në aspektin e mundësive dhe drejtësisë, të parashikuara brenda një konteksti të qeverisjes e ndershmërisë, përgjegjësisë dhe pjesëmarrjes së hapur.

Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje ka shprehur përkushtimin e saj për të koordinuar aktivitetet dhe politikat së bashku me aktorë të tjerë, bazuar në tri shtylla: parandalim, mbrojtje, trajtimin dhe rehabilitimin si dhe riintegrimin. “Është detyrë e secilit prej nesh për të kontribuar në aspektin e parandalimit, si shtyllën e parë, një proces të suksesshëm që fillon me arsimin e duhur në familje që janë qeliza e shoqërisë dhe shkollave si institucione arsimore. Suksesi i shtyllës së parë është i një rëndësie të veçantë ku nëpërmjet ndërgjegjësimit tregohet se dhuna është një fenomen negativ. Ne jemi të vetëdijshëm për nevojën e forcimit të shtyllës se dytë dhe te tretë, respektivisht mbrojtjen dhe trajtimin si dhe rehabilitimin dhe riintegrimin, gjë që do të ndodhë për shkak të angazhimit të institucioneve të Republikës së Kosovës në këtë drejtim” ka thënë Çelaj.

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje dhe Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, z. Çelaj ka shprehur vullnetin dhe angazhimin institucional që nëpërmjet infrastrukturës ligjore dhe praktikave më të mira të ndikojmë që Kosova të bëhet model i parandalimit dhe trajtimit që ka të bëjë me dhunën në familje. Ai shtoi se aktualisht si ekip janë duke zhvilluar strategjinë e dytë kombëtare për Dhunën ne Familje në një proces shumë pjesëmarrës në të cilin të gjithë sektorët dhe aktorët kryesorë në nivel qendror dhe lokal janë të përfshirë. Ne jemi konsultuar me dispozitat e konventave e Stambollit me qëllim të harmonizimit të strategjisë me normat dhe standardet e kësaj konvente, tha Çelaj.

Zëvendësministri Çelaj tha se modeli komunal i mekanizmave koordinues në hartimin e veprimit komunal, planet për barazinë gjinore ose dhunën në familje duhet gjithashtu të adresojnë në mënyrë specifike nevojat e të mbijetuarve të dhunës në familje në afat më të gjatë, duke përfshirë rehabilitimin dhe ri-integrimin përmes mjeteve të veçanta të stërvitjes, trajnimeve dhe mundësive të punësimit. 

Në fund të fjalës së tij, Zëvendësministri Çelaj theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të adresojë dhunën gjinore dhe dhunën në familje dhe po ashtu theksoi se Institucionet e Kosovës nuk duhet asnjëherë, në asnjë situatë të tolerojnë dhunën. Zëvendësministri Çelaj e përmbylli fjalimin e tij duke cituar Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës: "Indikatori i vetëm dhe me i miri se a do të këtë sukses një komb është mënyra se si i trajton gratë"

Foto Galeria

Skip to content