Skip to content
Një nderim i veçantë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vjen për drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Gazmend Çitaku

Një nderim i veçantë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vjen për drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Gazmend Çitaku

Prishtinë, 22/09/2022

"Chavalier de l’Ordre national du merite"

"Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës", është titulli të cilin Çitaku e pranoi nga Presidenti i shtetit aleat francez, Emmanuel Macron, i cili ka nderuar punën në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, të drejtorit Çitaku, përmes Ambasadës Franceze, znj. Marie Christine Butel.

Për Ministrinë e Drejtësisë, është çmim jashtëzakonisht i respektuar që na nderon dhe na bënë krenarë, për të tillët profesionistë, punëtorë dhe të përkushtuar si Gazmend Çitaku.

Ministria e Drejtësisë, këtë javë ka përmbyllur negociatat dhe ka finalizuar draftet për Marrëveshjen mbi Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze, si dhe Marrëveshjen për Ndihmë Juridike në Çështjet Penale.

Republika do të forcohet me zyrtarë të ngritur e të kualifikuar në punën dhe profesionin e tyre, të angazhuar për progres shtetëror, e veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Çmimi i tillë është vlerësim dhe inkurajim nga Republika e Francës dhe Presidenti Emmanuel Macron.

Mirënjohës dhe tejet falënderues! 🇫🇷

Skip to content