
Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19.
Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile.
Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike.
Ministria e Drejtësisë falënderon Institutin e Shëndetësisë Publike për angazhimin e tyre dhe testimin e zyrtarëve të MD, Ministrinë e Shëndetësisë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve t'i zbatojnë masat e parapara për parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid -19.