Skip to content
Njoftim

Njoftim

Prishtinë, 22/02/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka udhëtuar sot për në Londër, ku me ftesën e Ministrit të Drejtësisë  së Mbretërisë së Bashkuar, Lord Chris Grayling, do të merr pjesë në ”Samitin Global të Drejtësisë”. 

Samiti organizohet nën patronatin e Qeverisë  së Mbretërisë së Bashkuar dhe mbledh krerët e Drejtësisë nga mbarë bota dhe figura të shquara të fushës si, gjyqtarë, avokat e akademikë. Ky eveniment njëkohësisht shënon edhe 800 vjetorin e proklamimit të Kartës së Madhe të të Drejtave (Magna Carta).

Ky samit shërben si forum diskutimi dhe shkëmbim eksperiencash në nivel bilateral dhe multilateral, por njëkohësisht edhe afrim të Kosovës në sferën ndërkombëtare të drejtësisë. 

Skip to content