
Pas pranimit të raportit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues, në varësi nga të gjeturat dhe rekomandimet si dhe në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, Ministria e Drejtësisë do të ndërmarrë veprimet e duhura.
Ministrja e Drejtësisë, znj. Hoxha shpreh përkushtimin, si dhe garanton qytetarët e Republikës së Kosovë se puna e Ministrisë së Drejtësisë dhe e institucioneve të cilat veprojnë në kuadër të saj do të jetë transparente dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe nuk do të tolerohet asnjë praktikë që nuk është në pajtim me ligjin.