Skip to content
Njoftim për opinionin lidhur me adresimin e kërkesave të punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë

Njoftim për opinionin lidhur me adresimin e kërkesave të punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë

Prishtinë, 01/03/2022

Në këto takime Ministria e Drejtësisë është njoftuar me kërkesat e përfaqësuesve të Sindikatës, ndër të tjera: Rregullimin me ligj të statusit të punonjësve të judikaturës si dhe rritjen e pagave të punonjësve të judikaturës.

Lidhur me kërkesën për rregullimin e statusit të punonjësve të judikaturës me ligj, Sindikata është njoftuar se Ministria e Drejtësisë ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për rregullimin e statusit të punonjësve të Administratës Gjyqësore dhe Prokuroriale. Në grupin punues janë pjesë edhe përfaqësuesit e Sindikatës, të cilët kanë mundësinë për adresimin e propozimeve konkrete.

Ndërsa sa i përket kërkesës për rritjen e pagave, ndonëse një kërkesë e tillë nuk bie brenda kompetencës së Ministrisë Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë mbështetë kërkesën e tillë të punëtorëve dhe inkurajon përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë që të adresojnë dhe mbrojnë kërkesat e tyre në grupin punues i cili është i mandatuar për draftimin e Ligjit të pagave.

Ministria e Drejtësisë, në vazhdimësi ka trajtuar dhe vazhdon të trajtojë brenda kompetencave të saj kërkesat e punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë.

Andaj, megjithëse grevën e vlerësojmë si të drejtë demokratike, ftojmë organizatorët e grevës që ta ri-shqyrtojnë vendimin për hyrje në grevë dhe të bashkëpunojnë edhe më tej me institucionet kompetente për adresimin e kërkesave të saj.

Skip to content