
Sot Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi i shoqëruar nga drejtuesit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, vizituan Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Gjatë fjalimit të tij, Ministri Kuçi deklaroi para mediave se ofron mbështetjen e tij për vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjitha qendrat e Paraburgimit në Kosovë. Ndër të tjera Ministri Kuçi deklaroi se ofron mbështetje të plotë tek Prokuria e njëherit edhe tek organet e rendit. Në fjalen e tij Ministri Kuçi deklaroi se e ka trajtuar SHKK si një segment mjaft me rëndësi në sigurinë dhe drejtësinë në Kosovë dhe Ministri Kuçi ofroi mbështetje të plotë tek Drejtori për të vendosur rend dhe ligj në të gjitha Qendrat e Republikës së Kosovës.
"Ngritja e këtij institucioni në nivel Agjensioni nënkupton edhe ngritje të përgjegjësisë, punës dhe efikasitetit dhe ju sigurojë se do të përmiresohet gjendja në të gjitha qendrat e Paraburgimit të Republikës së Kosovës" theksoi Ministri Kuçi. Ndër të tjera Ministri Kuçi ftoi drejtorin që të merr të gjitha masat dhe poashtu deklaroi se do të ngrisë rastet e fundit në nivel të një komisioni hetimor në kuadër të ministrisë, e që do të udhëhiqet nga Zëvendësministri Çelaj dhe në përbërje do të ketë edhe anëtarë ndërkombëtar nga EULEX-i. "Ju garantojë se qëllimi ynë është që brenda SHKK të vendoset rendi dhe ligji dhe do të stimulohen të gjithë gardianët e mirë, por nuk do ti tolerojmë ata që e shkelin Ligjin. 'Nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë apo formë të shkelet ligji, nga kushdo qoftë", theksoi Ministri Kuçi në fund të fjalimit të tij para përfaqësuesve të mediave.