
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektues në Dubravë me rastin e shpërndarjes se mëngjesit, në Pavionin 5 ku janë të vendosur 143 të burgosur, 84 prej tyre kanë refuzuar të pranojnë mëngjesin, ndërsa, me rastin e shpërndarjes së drekës, të gjithë ata që kanë refuzuar mëngjesin, kanë pranuar drekën.
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se në bazë të ligjeve dhe rregullave institucionale, grevë konsiderohet atëherë kur nga momenti i refuzimit të ushqimit të kalojnë 24 orë, andaj, në bazë të kësaj konstatojmë se ligjërisht nuk ka pasur grevë.