Skip to content
OSBE ofron mbështetje për zyrën e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje

OSBE ofron mbështetje për zyrën e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje

Prishtinë, 22/05/2018

Gjatë këtij takimi Zëvendësministri Qelaj fillimisht falënderoi Ambasadorin Braathu për bashkëpunimin e deritanishëm që ky Mision ka me Ministrinë e Drejtësisë në segmente të caktuara përfshirë edhe aktivitetet me të cilat është e angazhuar Zyra e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje.

Zëvendësministri Qelaj njoftoi Ambasadorin Braathu me të arriturat dhe  rezultatet  e Republikës së  Kosovë në përgjithësi në fushën e   sundimin e ligjit, si dhe për  hapat konkret të cilat janë duke i ndërmarrë si Zyrë. Ai tha se në kuadër të mandatit si Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje ka parë të nevojshme krijimin e mekanizmave adekuat në parandalimin e dhunës në familje, kjo si nevojë për  zbatimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje. 

Ai tha se mbeten të angazhuar në zgjidhjen e financimit të  qëndrueshëm  për strehimoret  e viktimave, që  vlerësohet si tejet me rëndësi për mbarëvajtjen e aktiviteteve kundër dhunës në familje, krijimin e data bazës për  rastet e dhunës në familje si dhe krijimin e një mekanizmi për raportim periodik të dhunës në familje me qëllim të informimit të saktë dhe llogaridhënies. 

Synim i  angazhimeve të Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në  Familje  është që deri në fund të vitit të plotësohen  kriteret e Konventës së Stambollit, ashtu që Kosova të jetë  Lider në rajon në ketë  aspekt. 

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e kompensimit të viktimave të krimit si dhe çështja e Drejtësisë Tranzicionale me të cilën Zëvendësministri Qelaj tha se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar dhe për këtë është në proces të themelimit të një departamenti për Drejtësi Tranzicionale.

Në anën tjetër Ambasadori Braathu ka falënderuar Zëvendësministrin Qelaj për angazhimin e tij në këtë proces, si dhe shprehu gatishmërinë e Misionit të OSBE për të bashkëpunuar në hapat konkret të cilat i prezantoi Zëvendësministri. 

Ambasadori theksoi se çështjet e lartpërmendura janë në interes edhe të Misionit të  OSBE-së dhe për këtë mbeten të përkushtuar në thellimin e këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, konkretisht edhe me Zyrën e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje.
 

Foto Galeria

Skip to content