Skip to content
Pas “Sot dhe çdo ditë tjetër” do të fillojë kampanja e re kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Pas “Sot dhe çdo ditë tjetër” do të fillojë kampanja e re kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Prishtinë, 06/02/2024

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth angazhimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe prioritizimit të parandalimit dhe adresimit të dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Në këtë drejtim, ministrja Haxhiu ka potencuar veprimet që kemi ndërmarrë në lidhje me parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave si dhe organizimin e mbi 160 aktiviteteve në kuadër të fushatës globale "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore" në dy vitet e fundit.

Ndërkaq, në detaje u njoftuam me organizimin e kampanjës "Mjaft" nga Qeveria Britaneze, hapat konkret nga inicimi i kampanjës e deri në evaluimet e fazave implementuese

Ministria e Drejtësisë është duke u përgatitur për fillimin e kampanjës së re dhe gjithpërfshirëse në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë britanik, duke shkëmbyer kështu përvojën dhe ekspertizën nga kampanja "Mjaft" dhe duke hulumtuar mënyrat më efikase të qasjes proaktive në implementimin e kampanjës në Kosovë.

Foto Galeria

Skip to content