Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content
Përcaktohen objektivat e përbashkëta të sundimit të ligjit për Qeverinë e Kosovës, Zyrën e BE-së dhe EULEX-in

Përcaktohen objektivat e përbashkëta të sundimit të ligjit për Qeverinë e Kosovës, Zyrën e BE-së dhe EULEX-in

Prishtinë, 09/11/2012

Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPBSL) mbajti sot takimin e vet të rregullt në selinë e EULEX-it në Prishtinë. Nikoqir i takimit ishte Xavier de Marnhac, shef i EULEX-it dhe bashkë-kryesohej nga Samuel Zbogar, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësues Special i BE-së dhe Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Ministër i Drejtësisë.
Theksi i këtij takimi ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Kompakte, e cila përcakton objektivat e përbashkëta të sundimit të ligjit për Qeverinë e Kosovës, Zyrën e BE-së dhe EULEX-in. Pjesëmarrësit u pajtuan se ka pasur disa zhvillime të rëndësishme nga takimi i fundit dhe për përgatitjen në zbatimin e veprimtarive të përbashkëta gjatë muajve të ardhshëm.

Në fjalën e tij hyrëse, Shefi i Misionit foli për mënyrën e ecjes përpara të EULEX-it pas rikonfigurimit të tij.  
 
“Ajo çfarë nuk duhet harruar është fakti se ri-konfigurimi i EULEX-it është një dëshmi shtesë e prekshme e përparimit të arritur nga institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit. Kjo lëvizje e madhe në rrafshin operacional kryesisht ka qenë e mundur në sajë të arritjeve të përbashkëta, duke mundësuar kështu reduktimin e rreth një të tretës së numrit të përgjithshëm të stafit të EULEX-it.”

De Marnhac theksoi rëndësinë e marrëveshjes Kompakte duke deklaruar se:
 
“Marrëveshja Kompakte është një sinjal i fuqishëm për publikun e Kosovës se qeveria dhe institucionet e tyre janë të përkushtuara ndaj përparimit të sundimit të ligjit dhe tregojnë qasjen e tyre të vendosur drejt përafrimit me Bashkimin Evropian.”
 
Shefi i Zyrës së BE-së dhe PSBE Samuel Zbogar deklaroi se bashkëpunimi i përbashkët është kyç në zhvillimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
 
"Me bordin e përbashkët bashkërendues, ne e kemi themeluar një bashkërendim trepalësh mes autoriteteve të Kosovës nga fusha e sundimit të ligjit, EULEX-it dhe Zyrës së BE-së. Në këtë fazë të re, përparimi kryesisht do të matet përmes zbatimit dhe EULEX-i mund të japë ndihmë të drejtpërdrejtë në këtë drejtim. Po ashtu, Zyra e BE-së do t’i ndërlidhë këto çështje me procesin e gjerë e të vazhdueshëm të integrimit në BE, siç është marrëveshja për stabilizim asocim dhe procesi i liberalizimit të vizave."
 
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, e përshkroi marrëveshjen e kompaktit si zotim i Qeverisë së Kosovës për një bashkërendim të përkushtuar me komunitetin ndërkombëtar.
 
“Mendoj se ky nënshkrim i kompaktit është edhe një hap tjetër që tregon zotimin e Qeverisë së Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe bashkërendimit të mirë me komunitetin ndërkombëtar – në këtë rast përmes EULEX-it, drejt arritjes së këtij synimi jetik. Ky është dokument që pasqyron ambiciet e përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe të EULEX-it, duke ofruar veprime konkrete që duhet të ndërmerren në komponentat e EULEX-it për zhvillimin e kapaciteteve,  bashkërendim dhe punë të madhe që kërkohet nga institucionet vendore dhe mënyrën sipas së cilës do të bëhet kalimi i kompetencave në përfundim të mandatit të parashikuar. Besoj se ky dokument do të jetë udhëzim i fuqishëm drejt fuqizimit të institucioneve tona si dhe do të paraqesë gatishmërinë e institucioneve tona për marrjen e kompetencave për administrimin e përgjithshëm të drejtësisë.”
 
De Marnhac, Žbogar dhe Mnistri Kuçi, si bashkëkryesues të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPBSL),  nënshkruan marrëveshjen e kompaktit gjatë ceremonisë që u mbajt menjëherë pas përfundimit të takimit të rregullt të anëtarëve të bordit.

Foto Galeria