Skip to content
Përfaqësuesit e SHKK-së janë takuar me të burgosurit e QK të Dubravës

Përfaqësuesit e SHKK-së janë takuar me të burgosurit e QK të Dubravës

Prishtinë, 05/09/2012

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, sot në ambientet e Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka zhvilluar një takim me Ekipin e përkohshëm profesional për menaxhimin e kësaj qendre, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Njësisë Korrektuese të EULEX-it.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në këtë qendër dhe është konstatuar se nga 1011 të burgosur që gjinden në këtë qendër, 603 prej tyre kanë refuzuar ta marrin drekën, duke kërkuar që Amnistia të futët si kategori kushtetuese dhe ata të gëzojnë të drejtën për amnisti.

Drejtori i Përgjithshëm së bashku me Ekipin profesional kanë zhvilluar një takim edhe me të burgosurit dhe i kanë njoftuar ata së Ministria e Drejtësisë e në veçanti Ministri Kuçi është duke u angazhuar vazhdimisht për vendosjen e Amnistisë si kategori Kushtetuese. 
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë të gjitha aktivitetet janë duke u zhvilluar pa problem, ndërsa gjendja e sigurisë vlerësohet të jetë stabile.

Foto Galeria

Skip to content