Skip to content
Përfundoi bastisja në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Përfundoi bastisja në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Prishtinë, 01/10/2011

Ka përfunduar bastisja në Qendrën Korrektuese në Dubravë, e cila është bërë me kërkesën, dijeninë dhe pëlqimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi. Kjo bastisje  ka pasur si qëllim rritjen e disiplinës dhe rendit në këtë qendër.

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se të gjeturat e Policisë së Kosovës në këtë bastisje do të trajtohen dhe për çdo përgjegjës do të merrën masa disiplinore. 

Me këtë rast, Ministria e Drejtësisë falënderon Policinë e Kosovës për punën shumë korrekte dhe profesionale, po ashtu edhe Prokurorinë dhe Gjykatën e Qarkut në Pejë për mbështetje e dhënë.

Bastisja ka filluar dhe ka përfunduar pa asnjë problem.  

Skip to content