
Me këtë rast, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë ofruar për sistemin e drejtësisë, me theks të veçantë për bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë.
“Ky trajnim do të ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë, që me rastin e hartimit të legjislacionit të fushës së drejtësisë i njëjti të jetë në pajtim me legjislacion e BE-së, dhe se zyrtarët e trajnuar, njohuritë do zbatojnë në punët dhe detyrat e përditshme në kuadër të njësive përkatëse ku janë sistemuar. Andaj në këtë drejtim falënderojmë Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin që ka me Ministrinë e Drejtësisë”, tha Bajraktari.
Tutje z. Bajraktari theksoi se sfidat drejtë konsolidimit të një shtetit të së drejtës janë të mëdha, por me mbështetje të partnerëve tanë strategjik, kjo rrugë sipas tij bëhet më e lehtë.
Ndërsa Drejtori i Projektit ‘Strengthening the Justice System of Kosovo, z. Ken Taylor, tha se Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, ka financuar këtë projekt i cili ka pasur qëllim mbështetjen e sistemit të drejtësisë, e posaçërisht Ministrinë e Drejtësisë.
Z. Teylor ka premtuar vazhdim të bashkëpunimit mes Ambasadës dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë kësaj ceremonie, Zëvendës Sekretari z. Bajraktari dhe drejtori i Projektit z. Taylor, kanë shpërndarë certifikatat për gjashtë zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, për pjesëmarrjen e suksesshme në trajnimin për ‘Përafrimin e legjislacionit të Kosovës me acquis të BE-së’
Ky trajnim që është organizuar gjatë katër javëve, ka ofruar njohuri specifike dhe aftësi praktike për çështje të rëndësishme në zbatimin e MSA-së për Kosovën, siç janë: planifikimi i transpozimit të akteve të legjislacionit të BE-së dhe si rrjedhojë hartimi i dispozitave ligjore relevante.