Skip to content
Përmbaruesit e rinjë të veprojnë në bazë të kompetencave që parasheh Ligji

Përmbaruesit e rinjë të veprojnë në bazë të kompetencave që parasheh Ligji

Prishtinë, 18/01/2016

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministra e Drejtësisë, me rastin e certifikimit të katërmbëdhjetë Përmbaruesve Privatë në Republikën e Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, Ministri Kuçi ka folur për rëndësinë që ka ky profesion duke kontribuar fillimisht në plotësimin e standardeve në shërbim të qytetarëve, si dhe në kompletimin e arkitekturës së drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ministri Kuçi ka ofruar përkrahjen e tij si Ministër i Drejtësisë, duke kërkuar nga përmbaruesit e rinjë që të respektojnë ligjin dhe të veprojnë brenda kompetencave që i parasheh ligji duke e kryer punën me profesionalizëm dhe ndershmëri.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komisionit për Përmbarues Privatë, Bedri Bahtiri dhe anëtarët tjerë të komisionit për dhënien e Provimit për Përmbarues Privat.

Skip to content