Skip to content
Përmbyllen punimet për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Përmbyllen punimet për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 19/04/2024

Në punëtorinë përmbyllëse, ministrja Haxhiu tha se përmes këtij projektligji synojmë që të kemi një Këshill Prokurorial, së pari me përbërje pluraliste e të balancuar mes anëtarëve prokurorë dhe jo-prokurorë, një Këshill të pavarur, me anëtarë me integritet, e që vepron me transparencë, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare, si dhe me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rruga drejt finalizimit të këtij projektligji sipas ministres Haxhiu ka qenë mjaft e gjatë dhe ministrja falënderoi edhe njëherë të gjithë akterët e përfshirë për kontributin e tyre.

Në punëtorinë përmbyllëse morën pjesë anëtarët e Komisionit për Legjislacion, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, përfaqësues nga KPK dhe shoqëria civile, partnerë ndërkombëtar dhe të tjerë institucional.

Së shpejti, pas përfudnimit të procedurave përkatëse, Projektligji do të procedohet për lexim të dytë në Kuvend.

Skip to content