Skip to content
Përmbyllet fushata 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

Përmbyllet fushata 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore

Prishtinë, 10/12/2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuvca, kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetja Tinka Kurti, aktivistja Igballe Rogova, shprehën të gjithë rëndësinë për angazhimin kolektiv, institucional e qytetarë, në luftë kundër dhunës seksuale, dhunës me bazë gjinore dhe femicidit.

Për herë të parë fushata "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore" u organizua në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, me pjesëmarrjen edhe të dhjetra organizatave dhe institucioneve të tjera, duke realizuar kështu, mbi 200 aktivitete.

Angazhimi kundër dhunës me bazë gjinore, përfshirë veprimet konkrete institucionale nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen, deri sa të mos ketë as edhe një më shumë.

Skip to content