Skip to content
Përmbyllet Java Kundër Braktisjes së Shkollës: Angazhimi për një të ardhme më të mirë

Përmbyllet Java Kundër Braktisjes së Shkollës: Angazhimi për një të ardhme më të mirë

Prishtinë, 27/11/2024

Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi, Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, ECMI, përfaqësues të prindërve dhe nxënës.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Qorrolli theksoi rëndësinë e luftës kundër braktisjes së shkollës, duke nënvizuar se ky fenomen ka pasoja të thella në jetën individuale të fëmijëve dhe familjeve, si dhe në zhvillimin shoqëror dhe kombëtar.

“Përpjekja kundër braktisjes së shkollës është një luftë për barazi, mundësi dhe përparim. Sa më pak fëmijë jashtë sistemit arsimor, aq më shumë breza që janë të gatshëm t’i shërbejnë vendit, shoqërisë dhe familjes,” Qorrolli.

Tutje zëvendësministri Qorrolli prezantoi arritjet e Ministrisë së Drejtësisë në fuqizimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke përfshirë: miratimin e Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare; rritjen e buxhetit për mbështetje të strehimoreve dhe OJQ-ve që ofrojnë shërbime sociale; themelimin e Këshillit për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe miratimin e akteve nënligjore për mbrojtjen e fëmijëve dhe rihapjen e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror dhe të atyre që janë viktima të keqtrajtimit dhe abuzimit.

Zëvendësministri Qorrolli po ashtu foli edhe për masat që Ministria ka ndërmarrë për të adresuar ciklet e dhunës në familje dhe martesat e hershme, si përmes fushatave ndërgjegjësuese me nxënësit, ashtu edhe përmes themelimit të Grupit Ndërinstitucional për parandalimin e martesave të hershme në komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

“Le të bëjmë arsimin një mundësi për çdo fëmijë dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për ta,” përfundoi fjalën zëvendësministri Qorrolli.

Foto Galeria

Skip to content