Presidentja Osmani tha se dhuna ndaj grave është plaga jonë e përbashkët, andaj luftimi i saj duhet të jetë rezultat i angazhimit të përbashkët të grave dhe burrave. “Le të mos mbetet asnjë gurë i pa lëvizur derisa të mos i sigurojmë e garantojmë jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave tona”.
Po ashtu përmes një video mesazhi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka përshëndetur këtë konferencë, duke e cilësuar atë të një rëndësie të veccantë, si konferencë e parë në nivel rajoni që trajton një temë të tillë. Konjufca tha se lufta kundër dhunës ndaj grave është kauzë globale, fenomen që i prekë gratë të gjitha moshave, pavarësisht të ardhurave apo prejardhjes së tyre.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë panelistët të cilët ofruan përvojat e tyre, eksperiencën në angazhimet prej nga vijnë, nga të cilat dolën një sërë sugjerimesh që mund t’i kontribuojnë edhe më tej angazhimit të përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore.
Ministrja Haxhiu tha se përmes kësaj Konference përcjellim një mesazh kudo dhe për të gjithë që jemi të bashkuar kundër dhunës për të ndërmarrë hapa konkretë drejt një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Sfidat janë të përbashkëta dhe bashkë do të punojmë sot dhe çdo ditë tjetër, drejt ndryshimit radikal të këtij realiteti. “Vetëm te bashkuar, mund të kontribuojmë në emancipim shoqëror me qëllim të refuzimit të normalizimit të dhunës.”
Një video mesazh mbështetës për këtë kauzë dërgoi edhe Eurodeputetja, Alicia Kearns, e cila inkurajoi të gjithë në angazhimin e përditshëm në luftë kundër dhunës dhe për barazi të plotë shoqërore.
Kjo Konferencë dy ditore, është përbë nga 6 panele, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë nga Kosova dhe vendet e rajonit, nga ministritë përkatëse, prokuroritë dhe gjykatat, nga aktivistë të shoqërive civile, si dhe nga gazetarë të respektuar.
Kjo Konferencë është organizuar në kuadër të kampanjës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”