Skip to content
Përmes artit drejt risocializimit, zëvendësministri z. Nimoni mori pjesë në premierën e shfaqjes “Nga Zero”

Përmes artit drejt risocializimit, zëvendësministri z. Nimoni mori pjesë në premierën e shfaqjes “Nga Zero”

Prishtinë, 12/05/2026

Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Genc Nimoni, mori pjesë sot në premierën e shfaqjes teatrore “Nga Zero”, të realizuar nga të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Shfaqja trajtoi tema të rëndësishme që lidhen me sfidat, paragjykimet dhe presionet sociale me të cilat përballen të rinjtë, duke përcjellë mesazhe mbi reflektimin personal, përgjegjësinë dhe mundësinë për një fillim të ri.

Shfaqja u realizua me përkrahjen e organizatës joqeveritare Artpolis, e cila vazhdimisht kontribuon në fuqizimin e të rinjve përmes artit, edukimit dhe angazhimit social, me qëllim krijimin e mundësive për rehabilitimin, riedukimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Në përmbyllje të aktivitetit, zëvendësministri Nimoni ndau certifikata për të miturit pjesëmarrës për performancën në shfaqje, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre në realizimin e kësaj shfaqjeje teatrore.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që, në kuadër të prioriteteve dhe programeve të saj, të vazhdojë procesin e risocializimit, riedukimit dhe riintegrimit të të miturve në Qendrën Korrektuese në Lipjan, përmes aktiviteteve edukative, kulturore dhe sociale.

Foto Galeria

Skip to content