
We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.
The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ...
Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.
Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.
Takimi i rregullt i Bordi të Përbashkët për Koordinim të Sundimit të Ligjit (JRCB), i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit – EULEX, u mbajt të enjten në ndërtesën e Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Ky takim u drejtua nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE, Samuel Zhbogar, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Bernd Borchardt. Kompakti vazhdon të formojë shtyllën e JRCB. Gjatë këtij takimi u prezantuan detajet për implementimin e tij.
"Zyra e BE-së dhe EULEX-i mirëpresin progresin në implementimin e Kompaktit dhe dy udhërrëfyesit që kontribuojnë në liberalizimin e vizave dhe raportin e përgjithshëm të progresit”, tha Shefi i Zyrës së BE-së dhe PSBE, Samuel Zhbogar.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e dhënë në fuqizimin dhe konsolidimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, duke shtuar se “Fryma e partneritetit ka vazhduar të zhvillohen ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe Zyrës së BE-së, e cila reflektohet në shumë prej këtyre hapave të prezantuar sot, të cilat po i ndërmarrin drejt qëllimit të përbashkët për institucione efektive dhe sundim të ligjit. Kjo natyrisht do të bëhet përmes ndërtimit të kapacitetit të institucioneve tona në të gjitha fushat, duke mundësuar kështu tranzicionin e të gjitha institucioneve që tani operojnë në Kosovë”.
Shefi i EULEX-it, Berndt Borchardt ka theksuar se JRCB vazhdon të jetë forumi kryesor për vlerësimin e progresit në pjesën e sundimit të ligjit në mes të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës.
“Kompakti dhe JRCB janë simbole të qarta të partneritetit tonë të përbashkët. Vlerësoj diskutimet e sinqerta dhe konstruktive që patëm sot. Për mua, një interes i veçantë është progresi në luftimin e korrupsionit. Për këtë qëllim, kam prezantuar një numër indikatorësh për matjen e progresit në këtë fushë”, tha Borchardt.
Për herë të parë u paraqit një procedurë e re agjende. Të tri institucionet bashkëkryesuese u pajtuan që në çështjet që nuk kërkojnë diskutim të mëtejshëm ato të kalohen shkurtimisht, në mënyrë që të mundësohet më shumë kohë për diskutimin e pikave të tjera të agjendës.