Skip to content
Përvoja e Republikës së Kosovës në luftën kundër ekstremizmit, e dobishme për vendet e tjera të rajonit dhe të botës

Përvoja e Republikës së Kosovës në luftën kundër ekstremizmit, e dobishme për vendet e tjera të rajonit dhe të botës

Prishtinë, 04/10/2016

Gjatë vizitës në Britaninë e Madhe, Drejtësisë Dhurata Hoxha është takuar me Z. Alastair King-Smith, Drejtor i Zyrës Kundër Ekstremizmit Ndërkombëtar të Britanisë së Madhe. 

Gjatë këtij takimi, Ministrja Hoxha e njoftoi z. King për punën e deritashme që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Ministrja Hoxha e njoftoi z. King për punën e deritashme në Strategjinë kundër Terrorizmit dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, si mekanizma për të luftuar këto dukuri. Ministrja Hoxha konfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës që të mbes partner i Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera në luftën kundër ekstremizmit e cila paraqet një sfidë globale që duhet adresuar. Po ashtu, Ministrja Hoxha e njoftoi z. King për punën që është duke u bërë me Shërbimin Korrektues për të parandaluar ekstremizmin dhe radikalizimin e të burgosurve, duke u fokusuar në masat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë për të parandaluar këtë dukuri.

Z. Alastair King-Smith e njoftoi Ministren Hoxha se zyra që drejton është e informuar  për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën kundër ekstremizmit, duke vënë në pah progresin e madh që ka bërë Kosova në këtë fushë në krahasim me vendet e tjera. Z. King theksoi se përvoja e Kosovës në këtë drejtim është e dobishme dhe mund të shfrytëzohet për të ndihmuar edhe vendet e tjera të rajonit dhe të botës në luftën kundër ekstremizmit. Në fund, Z. King-Smith u zotua që të mbështesë punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftën kundër ekstremizmit. Po ashtu, z. King-Smith  shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë për punën që po bëhet kundër radikalizimit të të burgosurve. 

Foto Galeria

Skip to content