Skip to content
Po zhvillohen punëtoritë për draftimin e Kodit të Procedurës Civile dhe Draft-ligjin për Dhomën e Posaçme

Po zhvillohen punëtoritë për draftimin e Kodit të Procedurës Civile dhe Draft-ligjin për Dhomën e Posaçme

Prishtinë, 04/03/2024

Zëvendësministri Sallahu, në ditën e parë të punëtorisë për draftimin e Kodit të Procedurës Civile dhe Draft-ligjin për Dhomën e Posaçme, theksoi se hartimi i Kodit të Procedures Civile synon përmirësimin dhe modernizimin e sistemin procedural të drejtësisë civile, sikundër janë ndërmarrë në anën tjetër reforma në lëmin e drejtësisë penale, ndërkaq sa i përket Draft-ligjit për Dhomën e Posaçme theksoi se ndryshim-plotësimet e parapara aty janë ndër synimet dhe objektivat Qeverisë për rritjen e efikasitetit të organeve ligjzbatuese në përgjithësi dhe e gjyqësorit në veçanti.

Këto punëtori do të zhvillohen edhe gjatë dy ditëve në vazhdim, ku po marrin pjesë edhe akterët tjerë relevantë përfshirë Këshillillin Gjyqësor të Kosovës, ndërsa mbështen nga projekti i EUKOJUST.

Foto Galeria

Skip to content