
Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri, sot ka pritur një delegacion të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë, të kryesuar nga Ayse Nese Gul, Drejtoresh e Qendrës së Trajnimit në këtë akademi.
Në këtë takim, Zëvendësministri Ymeri ka njoftuar mysafirët nga Turqia për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në krijimin e Akademisë së Drejtësisë.
Përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë së Turqisë, pasi kanë vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe përpjekjet për krijimin e Akademisë, ka ofruar mbështetjen dhe përvojat e tyre në krijimin e Akademisë së Drejtësisë së Kosovës.