Skip to content
Prezantohen dhe diskutohen arritjet në sundimin e ligjit: digjitalizimi i sistemit të drejtësisë dhe avancimi i standardeve të paraburgimit dhe dënimeve alternative

Prezantohen dhe diskutohen arritjet në sundimin e ligjit: digjitalizimi i sistemit të drejtësisë dhe avancimi i standardeve të paraburgimit dhe dënimeve alternative

Prishtinë, 18/04/2024

Në sesionin për drejtësi, Republika e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë u përfaqësuan nga Shefi i Kabinetit të ministres, Genc Nimoni, drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, Lulzim Beqiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Gjatë sesionit të dytë ku është diskutuar për drejtësinë, janë prezantuar arritjet për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, nga një sistem analog në atë digjital, i cili mes tjerash, do të mundësojë qasjen më të lehtë të qytetarëve në drejtësi dhe do të lehtësojë punën e institucioneve gjyqësore. Në veçanti, janë prezantuar arritjet me fokus në digjitalizim të sistemit dhe shërbimeve, qoftë sa i përket hartimit të politikave, gjithashtu zbatimit të aplikacioneve digjitalizuese

Tutje në këtë sesion, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, gjithashtu prezantuan dhe diskutuan për kushtet e paraburgimit dhe sanksionet alternative ku u tha se qëllimi kryesor në këtë çështje ka qenë parandalimi dhe luftimi i kontrabandës në burgje si dhe zbatimi i programeve rehabilituese dhe ri-integrimi i personave të burgosur në shoqëri.

Në këtë drejtim, Republika e Kosovës do të vazhdojë të punojë në reformat në mbështetje të respektimit të të drejtave të njeriut brenda institucioneve korrektuese dhe do të rrisë tutje bashkëpunimin ndër-institucional për t’iu përgjigjur standardeve dhe nevojave të kohës.

Në këtë takim, zyrtarët e lartë të rajonit, shkëmbyen praktikat më të mira në çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe punët e brendshme.

Foto Galeria

Skip to content