Skip to content
Projektligji për konfiskim e pasurisë të fituar përmes veprës penale, në përputhje me ligjet e BE-së

Projektligji për konfiskim e pasurisë të fituar përmes veprës penale, në përputhje me ligjet e BE-së

Prishtinë, 13/06/2012

Duke prezantuar rekomandimet dhe komentet e tyre përkitazi me Projektligjin për konfiskimin e pasurisë të fituar përmes veprës penale, ekspertë nga Gjermania dhe Austria të Projektit të Binjakëzimit “Standarde të BE-së për Ministrinë e Drejtësisë”, në një takim të zhvilluar me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, kanë vlerësuar lartë projektligjin në fjalë, duke potencuar se i njëjti është në përputhje me ligjet e BE-së dhe me rekomandimet e ekspertëve që janë dhënë më herët përkitazi me këtë projektligj. 

Lidhur me Projektkodin e Procedurës Penale, i cili tanimë gjendet në Kuvend, ekspertët kanë vlerësuar cilësinë e këtij Projektkodi dhe njëherësh kanë shprehur dëshirën që sipas nevojës, të ofrojnë rekomandime shtesë për MD-në, respektivisht për Komisionin e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të procesit të përmirësimit të mëtutjeshme të cilësisë të këtij Projektkodi, sidomos kur bëhet fjalë për direktivat e reja të BE-së.

Në anën tjetër, Ministri Kuçi ka falënderuar ekspertët për kontributin e tyre të çmueshëm dhënë përmes Projektit të Binjakëzimit, me thekës të veçantë ka falënderuar për ndihmën që është dhënë në hartimin e Projektligjit për konfiskimin e pasurisë të fituar përmes veprës penale.  

Foto Galeria

Skip to content