
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se bazuar në kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë, ofrimi i shërbimeve nga profesionet e lira për qytetarët e Republikës së Kosovës janë thelbësor dhe të pazëvendësueshme.
Pas hyrjes në fuqi të Ligjit bazik aktual, janë identifikuar në praktikë vështirësi që ndërlidhen me çështje të ndryshme të sistemit të noterisë të cilat janë reflektuar në këtë Projektligj.
Ministria Haxhiu tha se tashmë janë pranuar propozime dhe komente kualitative nga Oda Federale e Noterëve në Gjermani të cilët kanë qenë partnerë gjatë hartimit të këtij Projektligji cili po shqyrtohet sot. Grupi punues për hartimin dhe finalizimin e këtij projektligji është themeluar nga Ministria e Drejtësisë në përbërje nga anëtarë nga Ministria e Drejtësisë, Oda e Noterëve, Këshilli Gjyqësor, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, Administrata Tatimore, Agjencia Kadastrale, Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Po ashtu, grupi është mbështetur me propozime dhe komente edhe nga organizatat ndërkombëtare që funksionojnë në Kosovë si USAID dhe UNDP.
Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që në bazë të fushëveprimit të saj, të vlerësojë, planifikojë dhe realizojë politika të tilla në fushën e profesioneve të lira, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sistemit sipas standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.