Në fjalën e tij, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli theksoi se me anë të këtij Projektligji po arrihet jetësimi i të drejtës kushtutese për gjykim brenda afatit të arsyeshëm kohor dhe po ju ofrohen qytetarëve të Republikës së Kosovës mjete efektive juridike dhe zgjidhje për vonesat në zgjidhjen e lëndëve gjyqësore përfshirë kërkesën për përshpejtim të procedurës dhe kërkesën për kompensim të drejtë të dëmit.
Ndërsa, kryesuesja e këtij grupi punues nga Ministria e Drejtësisë, znj. Albulena Uka shtoi se ky projektligj është hartuar duke marrë për bazë standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe praktikat më të mira evropiane.
Projektligji është në finalizim e sipër nga grupi punues dhe së shpejti do të procedohet në konsultime.