Skip to content
Promovohet monografia “Masakra e Reçakut – Krim kundër Njerëzimit”

Promovohet monografia “Masakra e Reçakut – Krim kundër Njerëzimit”

Prishtinë, 14/09/2017

Kjo monografi në gjuhën shqipe është botuar për herë të parë në vitin 2004 nga Fondi i Kompleksit Memorial Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, në Shtime, ndërkaq ky ribotim vije i përpunuar dhe i plotësuar. 

Ndërsa në gjuhën angleze monografia botohet për herë të parë nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë promovim të monografisë mbajtën fjalë rasti Prof. Ismet Salihu,  shkrimtari Ahmet Qeriqi, bashkë-autori i librit Ruzhdi Jashari, si dhe përfaqësuesi nga fshati Recak z. Agim Kameri. Në promovim morën pjesë studiues, hulumtues, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe një auditorium i gjerë.
 

Foto Galeria

Skip to content