Skip to content
Publikohen komentarët ligjor për Ligjin për Familjen dhe Ligjin për Procedurën Kontestimore

Publikohen komentarët ligjor për Ligjin për Familjen dhe Ligjin për Procedurën Kontestimore

Prishtinë, 12/12/2012

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, sot kanë bërë prezantimin e publikimit të dy komentarëve të parë ligjor për Ligjin për Familjen dhe Ligjin për Procedurën Kontestimore.

Në fjalën e saj para të pranishmëve të kësaj ceremonie, Përfaqësuesja e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Milena Tutsch, tha e këta dy komentare do të kontribuojnë në aplikimin me të mirë të ligjeve ekzistuese dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndërsa, Menaxheri i Projektit të GIZ-it, Volkmar Theobald, tha se pas një pune të gjatë tre vjeçare, u realizua suksesshëm projekti për komentarët ligjorë dhe kjo sipas tij u bë duke e marrë parasysh nevojën e madhe të gjykatësve, prokurorëve, avokatëve, me një fjalë të gjithë komunitetin ligjor.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Bedri Bahtiri tha së komenarët ligjorë i ofrojnë publikut një kontribut të rëndësishëm.  Sipas tij, ky lloj kontributi është dhe do të jetë shumë i rëndësishëm në të ardhmen, në avancimin e sundimit të ligjit në vendin tonë. Ai me tutje tha së në dy vitet e fundit në Kosovë janë hartuar një numër i madh i ligjeve kyçe, të cilat kanë adresuar boshllëqe reale në sistemin ligjor.

Në fjale e tyre para të pranishmëve, autoret e komentarëve, Prof. Dr. Iset Morina, Prof. Dr. Haxhi Gashi, Avokat Selim Nikçi, Prof. Dr. Abdulla Aliu dhe Avokat Adem Vokshi, thanë se me punën e tyre janë munduar që sa do pakë të kontribuojnë në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës. 

Duke e marrë parasysh fazat e tranzicionit në të cilat ka kaluar Kosova dhe sistemi i drejtësisë i Republikës së Kosovës, publikimi i këtyre komentarëve ligjor u vlerësua si i domosdoshëm për komunitetin ligjor.  

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Ministria e Drejtësisë thanë së do të vazhdojnë të punojnë që puna e komunitetit ligjor të lehtësohet.  

Foto Galeria

Skip to content