Skip to content
Punëtori për hartimin e Projekt UA për jetesë të pavarur të mbikëqyrur dhe për aftësim për jetë dhe punë të pavarur

Punëtori për hartimin e Projekt UA për jetesë të pavarur të mbikëqyrur dhe për aftësim për jetë dhe punë të pavarur

Prishtinë, 27/10/2025
Grupi i Punës për hartimin e akteve nënligjore, që derivojnë nga Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, sot ka vazhduar me punëtorinë e radhës, ku po hartohet draft-Udhëzimi Administrativ për jetesën e pavarur me mbikëqyrje dhe për aftësimin për jetë dhe punë të pavarur.
Me këtë rast, Këshilltarja Politike e Ministrit të Drejtësisë, znj. Vlora Limani-Hajnuni, theksoi se ky akt nënligjor sjell një politikë të re, e cila nuk ka ekzistuar në legjislacionin e kaluar, por që është e domosdoshme për mbështetjen sociale të grupeve të synuara.
Nga ky shërbim do të përfitojnë të rinjtë dhe të rejat që kanë qenë pa kujdes prindëror dhe që kanë jetuar në forma alternative të kujdesit deri sa kanë qenë fëmijë, si dhe të moshuarit që kanë mbetur pa përkujdesje familjare.
Punëtoria po realizohet me mbështetjen e SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.

Foto Galeria

Skip to content