Skip to content
Punëtoria për finalizimin e projektligjeve për reformën në drejtësi

Punëtoria për finalizimin e projektligjeve për reformën në drejtësi

Prishtinë, 04/09/2024

Gjatë kësaj punëtorie, përveç ministres së Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu, punëtoria u përbë edhe nga pjesëmarrësit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Akademia e Drejtësisë, përfaqësues të BE-së, Ambasadës Amerikane, OSBE-së dhe OJQ-ve, me ç’rast po diskutohet më shumë rreth finalizimit të akteve normative që përfshijnë Disiplinën, Integritetin, Performancën dhe Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në fjalen e saj, Ministrja Haxhiu tha se me këto akte normative, finalizohet procesi që rrjedhë nga Deklarata e Zotimeve, pjesë e reformes në drejtësi, përmes së cilave rregullohet kontrolli i integritetit për gjyqtarët dhe prokurorët, forcohet sistemi i disiplinimit, vlerësimi performances dhe deklarimit të pasurisë.

Po ashtu, janë përfshirë ndryshime të rëndësishme në ligjet që rregullojnë rekrutimin, avancimin dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Aktet normative të finalizuara do të procedohen për votim në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës në javët në vijim.

Foto Galeria

Skip to content