Skip to content
Qelaj: Dhuna në familje problem global, jo vetëm i Kosovës

Qelaj: Dhuna në familje problem global, jo vetëm i Kosovës

Prishtinë, 30/11/2018

 “Fakti që sot jemi në kuadër të fushatës globale për parandalimin e dhunës ndaj grave, tregon që krejt bota po përballet me këtë problematikë, e edhe vendet e zhvilluara. Gjatë takimeve që kam zhvilluar me përfaqësuesit qoftë të Amerikës, Gjermanisë apo Suedisë, më kanë treguar që dhunën në familje, kanë filluar ta trajtojnë shumë vonë. Prej viteve të 90-ta, dhuna në familje është bërë temë që është diskutuar dhe trajtuar në mënyrën siç ne sot po e trajtojmë në Kosovë”- tha zëvendësministri Qelaj.

Por krahas vendeve të zhvilluara, Kosova specifika, si traditat dhe mentaliteti, që e kanë bërë dhe më të vështirë trajtimin e kësaj teme.

"Specifikat që i ka Kosova, e kanë bërë dhe me të vështirë trajtimin e kësaj teme, duke e pasur parasysh traditat, mentalitetin, zhvillimin socio- ekonomik dhe arsimor. Fatmirësisht dhe pse një e kaluar shumë e vështirë, për mos të quajtur e errët, se është shumë e rëndë, kur gruaja nuk është vlerësuar, nuk i është dhënë roli dhe rëndësia e as pozita që e  meriton. Në periudha të gjata ndoshta dhe shekullore, gruaja është trajtuar më shumë  si një person, që duhet t'i kryej punët e shtëpisë, ta ndëgjoj burrin, të hesht dhe t'i rris fëmijët. Kaq dhe misioni i saj ka përfunduar këtu. Pavarësisht se në folklorin tonë, i japim shumë vlera dhe pozitë të rëndësishme në shoqëri, në fakt nuk është trajtuar siç duhet", ka shtuar zëvendësministri Qelaj.

Sipas zëvendës ministrit Qelaj, pozita e gruas në shoqëri ka ndryshuar dhe se Kosova ka një kornizë ligjore, e cila është e njëjtë me shtetet më të zhvilluara të botës.

“Në vitet e 70 -ta është hapur një dritare e re, dhe është parë që gruaja ka rëndësi të veçantë. Gruaja është pjesa e jonë, është pjesë e rëndësishme  e shoqërisë. Por ne jo çdo herë e kemi trajtuar siç duhet. Çfarë bënë shteti jonë sot. Në momentin kur e kam pranuar detyrën e Koordinatorit Nacional për mbrojtjen nga dhuna në familje, kam qenë skeptik, duke mos qenë i informuar mirë, me punën e institucioneve. Por pastaj kam parë që shoqëria civile, kanë punuar shumë, kanë ndikuar shumë dhe kanë bërë të mundur që shteti jonë, ta ketë një kornizë ligjore të njëjtë me shtete me të zhvilluara të botës. Ku në këtë kornizë ligjore, të gjitha aktet ndërkombëtare sot zbatohen", tha Qelaj.

Këto deklarata Qelaj i bëri në Gjakovë gjatë ceremonisë së lansimit dhe promovimin e "Manualit për menaxhim të rasteve të dhunës në familje", të u organizuar nga Organizata Joqeveritare “Shtëpia e sigurt”, në kuadër të projektit "Ngritja e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë civile dhe ofruesve të shërbimeve, drejtë përmirësimit të shërbimeve, ndaj të mbijetuarve të dhunës".

Qëllimi i këtij manuali,  është që të ngrit dhe forcoj reagimin, e ofruesve të shërbimeve të dhunës në familje, respektivisht strehimoreve  për dhunën në familje, duke punuar drejtpërsëdrejti me viktimat e dhunës në familje. Qëllimi është po ashtu, të ofrohet dhe përkrahje konfidenciale, efektive dhe profesionale, për viktimat e dhunës në familje. 

Foto Galeria

Skip to content