Skip to content
Qeveria e Kosovës miratoi Marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Drejtësia”

Qeveria e Kosovës miratoi Marrëveshjen për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Drejtësia”

Prishtinë, 13/12/2022

Zëvendësministri Sallahu tha se, ky Program ka për synim të forcojë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, ku në secilën prej fushave jemi në rritje të theksuara që po pasqyrohen edhe në raporte vendore e ndërkombëtare.

Programi është gjithashtu i hapur për institutet akademike/kërkimore dhe organizatat e shoqërisë civile që kontribuojnë në zhvillimin e një zone evropiane të drejtësisë.

Ai financon aktivitetet për përmirësimin e besimit të ndërsjellë; bashkëpunimin me anë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për njohjen e ligjit të BE-së; instrumentet e bashkëpunimit gjyqësor; praktikën gjyqësore përkatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të drejtën krahasuese e të kuptuarit e të drejtës civile dhe penale si dhe sistemeve gjyqësore të Shteteve Anëtare.

Programi gjithashtu mbështetë organizatat përkatëse të shoqërisë civile dhe organizatat jofitimprurëse që sigurojnë qasje adekuate në shërbimet e tyre, për këshillimin dhe aktivitetet mbështetëse për të gjithë qytetarët pa dallim.

Foto Galeria

Skip to content