Skip to content
Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 520 mijë eurove për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruktimi i hapësirave të brendshme në objektin e IML-së”

Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 520 mijë eurove për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruktimi i hapësirave të brendshme në objektin e IML-së”

Prishtinë, 15/03/2024

Renovimi do të realizohet në bazë të projektit të përgatitur nga departamenti i inxhinieringut në MD, i cili përfshin rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Universitetit të Prishtinës për vlerësimin e dëmeve dhe rritjen e sigurisë së objektit.

Pikat kryesore në të cilat do te investohet do të jenë instalimi i sistemit kundër zjarrit, instalimi i sistemit të ri elektrik, vendosja e ventilimit qendror, përmirësimi i kushteve dhe funksionalizimi i sallave të autopsisë, si dhe ridizajnimi i hapësirave të brendshme të punës në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Me këtë investim, do të krijohet një mjedis i sigurt për punë dhe ruajtjen e provave të rëndësishme mjeko-ligjore që do të mundësojnë rifillimin sa më shpejt të procesit të akreditimit të shërbimeve mjeko- ligjore.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është miratuar në mbledhjen 193 të Qeverisë.

Skip to content