
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli tha se propozimet për emërimin e Komisioneve Ad hoc për pozitat e larta drejtues janë në përputhje me nevojat organizative dhe mbarëvajtjen e punës së tri Agjencive ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe po ashtu janë në harmoni me legjislacionin përkatës në fuqi.
Në Qeveri u miratuan shqyrtim- propozimi për emërimin e komisionit Ad hoc për pozitën: Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Siguri dhe Operativë në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Trajtim të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.