Skip to content
Qeveria miratoi Koncept-dokumentin për Akademinë e Drejtësisë

Qeveria miratoi Koncept-dokumentin për Akademinë e Drejtësisë

Prishtinë, 25/01/2023

Koncept-dokumenti propozon ndryshime ligjore sa i përket organeve drejtuese të Akademisë, mënyrës së funksionimit të tyre si dhe trajnimeve të cilat zhvillohen duke specifikuar edhe rastet e papajtueshmërive siç janë rastet kur anëtarët e Këshillit Drejtues nuk do të mund të angazhohen si trajnues në Akademi.  Për më tepër, gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të kompensohen për kohen e shpenzuar në dhënie të trajnimit, por vetëm për përgatitje te moduleve mbi bazën e së cilave e ofron trajnimin. 

Në ekspozenë e tij, zëvendësministri Sallahu tha se ndryshimet e reja në Ligj për Akademinë e Drejtësisë, do të ri-afirmojnë pavarësinë institucionale dhe juridike të saj, integriteti i së cilës do të sjellë gjyqtarë dhe prokurorë dinjitoz, të aftë profesionalisht, dhe të gatshëm për të vendosur drejtësi duke përmirësuar kështu sundimin e ligjit në Kosovë.

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi edhe propozim vendimin për emërimin e Kryetarit të Komisionit për Kompensim të Viktimave të Krimit.

Foto Galeria

Skip to content