Skip to content
Qeveria miratoi Koncept- Dokumentin për Ndihmë Juridike Falas

Qeveria miratoi Koncept- Dokumentin për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë, 11/09/2024

Në fjalën e tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky Koncept-Dokumente trajton qasjen e barabartë të ndihmës juridike falas për gjithë qytetarët si dhe i mbron të drejtat e barabarta me Kushtetutën për ata që nuk kanë mundësi financiare për të angazhuar avokat.

“Koncept- Dokumenti për Ndihmë Juridike Falas, është një derivat i një analize të thellë të situatës aktuale të ndihmës juridike falas në Kosovë, vë në dukje boshllëqet në sistemin tonë dhe propozon zgjidhje që do të siguroj që ndihma juridike falas të jetë e qasshme, cilësore dhe efikase” tha kryeministri Kurti.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky Koncept- Dokument ofron zgjidhjet e nevojshme që të tejkalohen sfidat dhe që të krijohet një sistem gjithëpërfshirës, funksional, efektiv dhe efikas i ndihmës juridike falas cili do të siguronte barazi por edhe drejtësi për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Për momentin në Kosovë ofrohen tri lloje krejtësisht të financimit të ndihmës nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Me këtë dokument, ndihma juridike falas do të menaxhohet dhe rregullohet si tersi e përbashkët duke siguruar kështu cilësi, efikasitet dhe qasje në drejtësi më të lehtë për të gjithë qytetarët në Republikës e Kosovës.” tha Ministrja Haxhiu.

Skip to content