
Zëvendësministri Sallahu, në ekspozenë e tij, tha se “Kjo nismë bën pjesë në pakon e reformës ligjore për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, e cila është reflektuar në Deklaratën e Përbashkët të Zotimeve dhe synohet të jetësohet nga institucionet nënshkruese: Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit”.
Në bazë të analizës së bërë, Ministria e Drejtësisë në bashkëveprim me institucionet e drejtësisë KGJK dhe KPK, ka arritur në përfundim për të cilin jemi dakorduar se:
Nxjerrja e Projektligjit të veçantë do të ofrojë siguri më të madhe juridike, ndikime pozitive në efektivitetin në punë, shërbime kualitative, profesionale, stabilitet në resurset njerëzore.