Skip to content
Qeveria miratoi Projekt-Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore

Qeveria miratoi Projekt-Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore

Prishtinë, 27/12/2024
Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, është miratuar Projekt-Rregullorja e cila përcakton organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, si dhe funksionimin e Grupit Koordinues Ndërministror.
Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi rëndësinë e Rregullores e cila sipas saj siguron një koordinim më të mirë ndërinstitucional në luftën kundër dhunës dhe për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave.
“ Ky akt ligjor buron nga Ligji Nr. 08/L-185 dhe është pjesë e masave të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave”, tha ministrja Haxhiu.
Më tej, ministrja Haxhiu tha se kjo Rregullore garanton një funksionim të strukturuar të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar, e cila do të mbështesë hartimin dhe zbatimin e politikave, mbledhjen e të dhënave dhe raportimin periodik për përmirësimin e masave mbrojtëse.
Një rol kyç në harmonizimin e aktiviteteve ndërmjet institucioneve dhe organizatave joqeveritare do ta ketë Grupi Koordinues Ndërministror.

Foto Galeria

Skip to content