
Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, propozoi për miratim Projektligjin për Sanksionet e Shёnjestruara Kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave tё Njeriut, përmes të cilit synohet avancimin i mëtejshëm i legjislacionit në fushën e sanksioneve të natyrës ndërkombëtare.
“Hartimit dhe finalizimit të këtij drafti i kanë paraprirë një varg takimesh dhe diskutimesh, si dhe Projektligji është hartuar në koordinim dhe bashkëpunim me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, me theks të veçantë me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Njësisë për Inteligjencë Financiare, përfaqësuesve nga shoqëria civile” tha ndër të tjerash ministrja Haxhiu.
Ky Projektligj është i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës, përmes së cilit vendi ynë rreshtohet në radhën e shteteve demokratike që kanë normuar këto sanksione.
Ky akt ligjor ka një rëndësi tejet të veçantë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.