Skip to content
Qeveria miratoi rekomandimin për dhënien në shfrytëzim të një banese për njërën viktimë të trafikimit dhe dhunimit

Qeveria miratoi rekomandimin për dhënien në shfrytëzim të një banese për njërën viktimë të trafikimit dhe dhunimit

Prishtinë, 14/02/2024

Komisioni rekomandues si Komision i Përhershëm Ndër-institucional në mbledhjen e datës 21.01.2024 ka shqyrtuar kërkesën e Drejtorisë se Mirëqenies Sociale te Komunës së Prishtinës, lidhur me rastin e viktimës se trafikimit dhe dhunimit të njohur si “rasti i 11 vjeçarës”.

Prindërit e saj kanë dorëzuar kërkesë Komunës se Prishtinës për t’i mundësuar që të zhvendoset nga shtëpia e tyre në një vend tjetër, në një vend ku ata dhe vajza e tyre do të ndiheshin të sigurt e po ashtu e mitura do të mund të vazhdojë jetën e saj normalisht.

Komuna e Prishtinës merr përsipër të gjitha obligimet dhe detyrimet e banesës nga momenti i marrjes ne shfrytëzim.

Skip to content