Skip to content
Qeveria miratoi tri marrëveshje Kosovë- Slloveni në fushën e drejtësisë

Qeveria miratoi tri marrëveshje Kosovë- Slloveni në fushën e drejtësisë

Prishtinë, 26/04/2023

Në fjalën e saj, Ministrja Haxhiu tha se qëllimi i këtyre marrëveshjeve është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale në mes të Kosovës dhe Sllovenisë si dhe lehtësimi i procedurës ligjore mes tyre në këtë fushë.

Ministrja Haxhiu tha se këto projektligje janë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Konventa e Evropiane dhe protokollet e saj shtesë, si dhe reflektojnë praktikat më të mira evropiane.

Këto tri marrëveshje, sipas ministres Haxhiu janë të rëndësishme sepse: theksojnë detyrimin që shtetet i ndërmarrin për të ekstraduar personat që kërkohen në shtetin tjetër; specifikohet ndihma që ofrohet në çështje penale; si dhe vendosja e drejtësisë dhe rehabilitimi social i personave të dënuar duke ekzekutuar sanksionet penale në shtetin e vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar.

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë së Republikës së Sllovenisë, kanë arritur marrëveshje lidhur me: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Ekstradim; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale.

Foto Galeria

Skip to content