
Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se nisma e tillë, është në përputhje me Programin Kombëtar për Zhvillim të Qeverisë, në kuadër të prioriteteve strategjike “Drejtësi efektive” dhe “Drejtësi me kohë”.
Tutje, ministrja Haxhiu theksoi “Ky dokument do të reduktojë dukshëm numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura dhe do të zvogëlojë kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore, si dhe përmes aktiviteteve dhe masave të parapara, do të arrihet synimi përfundimtar që është garantimi i të drejtës së secilit qytetar të Kosovës për gjykim të drejtë dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor”.
Përmes nismës së tillë, synohet që qytetarëve të iu ofrohet qasje më e lehtë në drejtësi, reduktim të lëndëve të shumta në gjykata dhe poashtu, respektim të afateve procedurale të cilat do të mundësonin zhvillimin e gjykimit brenda kohës së arsyeshme.
Ministrja Haxhiu falënderoi për bashkëpunim anëtarët e Grupit Punues për hartimin e koncept dokumentit nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse dhe partnerët kyç të këtij procesi.